Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Italia mban ‘frymën’, Juventus – Lazio përplasen në gjysmëfinalen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Italia mban ‘frymën’, Juventus – Lazio përplasen

Në Itali të gjithë do të jetë ‘sy e veshë’ nga stadiumi “Allianz Stadium”, aty ku do të luhet sfida mes Juventusit dhe Lazios. Takim ky i vlefsshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe do të startojë në orën 21:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për ekipet dhe si për ironi të fatit, skuadra ku luan Elseid Hysaj e mposhti fundjavën e kaluar “Zonjën e Vjetër” në kampionat dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë ta bëjë edhe në mbrëmje. Ndërkohë nga krahu tjetër bardhezinjtë e Missimiliano Allegrit do të tentojnë “hakmarrjen” ndaj bardhekaltërve.

Të dy trajnerët kanë mbyllër përgatitjet për këtë përballje, teksa në mendjen e tyre kanë vendosur edhe për formacionet. Të dyja ekipet do të jenë “all-in”, pasi e shikojnë Kupën si shpëtimin e sezonit.

Formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.

Lazio (3-4-2-1): Mandas; Gila, Romagnoli, Casale; Marusic, Guendouzi, Vecino, Zaçagni; Felipe Anderson, Luis Alberto, Immobile.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga