Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Italia gjithë “sy e veshë” nga “San Siro”, Inter – Juventus “luftë” për kreun

Shkruar nga NEWSPORT
Italia gjithë “sy e veshë” nga “San Siro”,

Italia do të “paralizohet” në mbrëmje, teksa gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në “San Siro”. Në orën 20:45 do të luhet një supersfidë e cila do të vendosë shumë mbi fatet e skuadrave për titullin kampion.

Interi do të presë Juventusin në një ndeshje që premton të jetë spektakolare, pasi vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që kryesojnë në Serie A. Zikaltërtit vijnë si vendi i parë me 1 pikë më shumë se “Zonja e Vjetër”, por “djemtë” e Simone Inzaghit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në 10 takimet e fundit mes tyre, Juventusi ka fituar 3, ndërsa 2 kanë shkuar në favorin e Interit. 5 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim mes tyre duke treguar kështu edhe për rivalitetin që kanë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga