
Partizani ka mbërritur në qendrën stërvitore, në Abruco të Italisë, vend në të cilin do të akomodohet për afro 2 javë për të kryer fazën përgatitore. Pasi janë akomoduar në Hotel “Victoria “, ekipi nën drejtimin e Trainerit Dalipi dhe stafit teknik ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë në vendin fqinj. Seanca e programuar në orën 17:00, e zhvilluar me intensitet të lartë ka qene e karakterit taktik, ku stafi më tepër është fokusuar në një program individual të lojtarëve . Duke vijuar nga dita e hënë programi do të jetë mjaft i ngjeshur pasi ekipi do të aplikojë përgatitjet me dy seanca në ditë , paradite në orën 09:00 dhe pasdite në orën 17:00
Poll