Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Istogu rikthen në "SHTËPI" qendërmbrojtësin, lojtari i Flamurtarit firmos në Dukagjin

Shkruar nga NEWSPORT
Istogu rikthen në "SHTËPI" qendërmbrojtësin,

Istogu nuk di të ndalet në merkato.

Skuadra nga Dukagjini ka zyrtarizuar mbrojtësin Veton Kabashi.

Qendërmbrojtësi shtatlartë është rikthyer te skuadra e Istogut pas 8 vitesh, teksa në sezonin e shkuar ishte pjesë e Flamurtarit në ligat kosovare të futbollit.

Me Istogun, Kabashi do firmosë për një sezon.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Istogu transferon super mbrojtësin Veton Kabashi!

Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super mbrojtësin Veton Kabashi.

Të hënën do të prezantohet Veton Kabashi si lojtari më i ri i Istogut, ku edhe do të nënshkruajë kontratën një vjeçare.

Kabashi ishte kapiten dhe liderë i skaudrës së Flamurtarit për tetë vite me radhë, ku ishte lojtari më i dalluar në fazën e mbrojtjes.

Mbrojtësi Kabashi më përvojën e tij dhe me kualitetet e larta që i posedon do ti ndihmojë shumë skuadrës së Istogut, drejt arritjeve të objektivave në edicionin e ri 2021-2022!

Vetoni ka vendosur që ti refuzojë shumë skuadra të Superligës, vetëm e vetëm që ti bashkohet klubit të qytetit të tij, ku edhe i mësoi hapat e parë si futbollistë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga