Kosova ka mbetur pa trajner që prej përfundimit të kontratës së Primoz Gliha. Ky i fundit ishte në pankinën e dardanëve në 6 ndeshje, teksa nuk arriti të bindte drejtuesit e FFK-së për rinovim.
Që me largimin e sllovenit, shumë emra janë përfolur si zëvendësues të tij. Ilir Daja dhe Gianni De Biasi janë të dëshiruarit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Edhe Besnik Hasi me Lorik Canën janë gjithashtu emra të aluduar nga tifozët, por këta të fundit dëshirojnë edhe një tjetër trajner. Ismet Munishi është një ndër emrat që tifozët dardanë e duan në stolin e Kosovës, me trajnerin që ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke e hedhur poshtë si mundësi.
“I falenderoj lexuesit dhe fansat për përkrahjen. Unë akoma nuk e shoh veten si selector i Kosovës, sidomos me këtë mënyrë të udhëheqjes së futbollit kosovar.
Ndihem i privilegjuar që populli vlerëson talentin dhe karakterin tim duke më future në grup me këta trajnerë fantastik dhe emra të mëdhenj”, shkruan Ismet Munishi.
[caption id="attachment_713301" align="alignnone" width="670"] Postimi i Ismet Munishit në Facebook[/caption]