
Tirana u rikthyer ditën e djeshme te fitoret. Bardheblutë mposhtën në transfertë Egnatia me rezultatin 0-2. Ndeshja u vendos nga golat e shënuar nga Ismajlgeci dhe Ngoo, por protagonist në këto dy gola ishte edhe Taulant Seferi.
Sulmuesi dhuroi asistin për golin e parë, ndërsa në golin e dytë gjuati nga larg me topin që u grushtua keq nga portieri dhe shkoi në këmbët e Ngoo që më pas e dërgoi në rrjetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi është shprehur i kënaqur që Tirana kryeson Superligën, ndërsa theksoi se do t’i respektojnë deri në fund kundërshtarët.
Postimi i Seferit:
+3 të knaqur të gjith kur shofim që kryesojm Superligën jemi ne ritëm të mir dhe besoj ne grupin se do ja dalim në cdo ndeshje , pamvarsisht vullnetit që kemi si grup do ti rrespektojm kundershtarët deri në piken e fundit.