
Milani vazhdon të mendojë për Ruben Loftus-Cheek për të forcuar mesfushën dhe siç raporton La Gazzetta dello Sport, pavarësisht lamtumirës së Maldinit dhe Massara, të cilët kishin krijuar marrëdhëniet e para me Chelsean, edhe drejtuesit e rinj do të vazhdojnë negociatat.
Emri i anglezit do të rikthehet në modë gjatë ditëve në vijim dhe Stefano Pioli tashmë ka dhënë miratimin e tij, por kushti i nevojshëm për t'i dhënë lojtarit shtytjen përfundimtare është që blutë të vendosin të japin zbritjen në krahasim me fillimisht 25 milionë eurove që kërkonin.
Kujtojmë që Lofuts-Cheek këtë sezon me Chelsean ka zhvilluar 33 ndeshje nëtë gjitha kompeticionet kua ka arritur të jap vetëm 2 asist. 27-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për Milanin në repartin e mesfushës.