
Më në fund skuadra e kampionatit të Kosovës Ferizaj do të jetë në gjendje të vazhdojë sezonin. Pas problemeve të shumta që klubi shqiptar pati me mosdhënien e rrogave për lojtarët, problemet financiare, largimin e trajnerir Afrim Tovërlani, vetë drejtori i klubit në një prononcim për gazetën "Zëri" Nadir Haxhimusai konfirmoi se ditën e sotme do të zgjidhet tekniku i ri dhe kryesia e klubit.
"Sot do të mbajmë një mbledhje, ku edhe do të zgjihet kryesia e re e klubit. Me shumë mundësi sot do të emërohet edhe trajneri i ri, megjithatë kjo çështje është për t'u diskutuar. Sot do të dalim në stërvitje, ku edhe do të dihet se cilat lojtarë kanë vendosur të qëndrojnë. Gjithashtu, brenda 2-3 ditësh do të ketë edhe ardhje të reja për ta kompletuar grupin'", premtoi Haxhimusa.
Ferizaj rrezikon të rrëzohet nga Superliga pasi renditet në vendin e 11-ë me 15 pikë.