Vora dhe Korabi u mbyll me fitoren e dibranëve me rezultatin 1-3. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i vendasve, Endri Zjarri dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Të vjen keq pasi kishim dy fytyra. Një pjesë e parë ku treguam identitetin tonë. Vijmë nga një ndeshje me Lushnjen ku nuk kanë kaluar 74 orë, ishim të lodhur dhe ndryshuam formacion. Goditëm 2 herë shtyllën dhe mund të përfundonte një rezultat tjetër. Në të dytën bëmë 3 ndërrime për dëmtime.
Duke mos patur organikë të plotë në mbrojtje u detyrova të ndryshoja modul e cila na kushtëzoi në manovër. Pësuam dy gola prej gabimeve tona dhe të vjen keq. Fokusi jonë është të përgatitemi për Play-Off.
Këto luahtje na shërbejnë për të kuptuar se cilët lojtar do të na ndihmojnë në objektivat tanë. Duhet analizuar qetësisht për të bërë ndërhyrjet e duhura.
A ka diferenca me ekipin e 8-të të Superiores? Nëse arrijmë deri aty, do të jetë finale dhe diferencat zerohen pasi futet faktori psikologjik. Është ndeshje teke dhe momentet vendosin gjithçka”, tha Zjarri.