Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

45 minuta në fushë dhe asnjë ndryshim në lojë, njihuni me djalin e ish-trajnerit të LAÇIT që u aktivizua nga Christian Panucci

Shkruar nga NEWSPORT
45 minuta në fushë dhe asnjë ndryshim në lojë, njihuni

Mbrëmë, kombëtarja shqiptare luajti kundër Skocisë, ndeshje që fatkeqësisht përfundoi me rezultatin 2-0 në disfavor tanëve. Trajneri Christian Panucci provoi të zbriste në fushë me një formacion ndryshe nga takimi me Izraelin, por që nuk pati sukses.

Në pjesën e dytë të lojës ai e nisi me një zëvendësim duke lënë në dhomat e zhveshjes Enis Gavazajn për Herdi Prengën. Ky i fundit qe në hije përgjatë gjithë 45 minutave të dyta. Po kush është Herdi Prenga?

24 vjeçari është lindur në Kroaci dhe është djali i trajnerit të njohur, Besnik Prenga që drejtoi Laçin për Kupat e Europës. Ai luan si qendërmbrojtës, megjithatë trajneri Panucci e përdori si mesfushor të majtë. Më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Shpresave ndërsa tashmë i është dhënë një shans në përfaqësuesen e madhe.

Paraqitja e mbrëmshme nuk ishte ndër më të mirat, megjithatë përballë një Skocie dominuese në çdo aspekt, ishte e vështirë që të dilnin në pah vlerat e shumë futbollistëve. I ndjekur në çdo hap nga i ati, tashmë Prenga jeton dhe luan në Kroaci me skuadrën e Inter Zapresic. Babai i tij, Besnik veç trajningut, është edhe menaxher futbollistësh.

Njihet për karakterin e tij të fortë në stërvitje dhe për njohjet e shumta në tregun europian. Në këto pozita, sigurisht edhe i biri i tij do të zinte një vend në kombëtaren shqiptare, me vlerën e kartonit që shkon afro 300 mijë euro. /Newsport.al/

[gallery size="full" columns="1" ids="276892"]

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu