
Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës (3-1), të vlefshme për Superkupën e Kosovës arbitër ishte turku Abdulkadir Bitigen. Ish trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa vlerëson maksimalisht mënyrën se si ai po e mban ndeshjen. Ai thekson se arbitrat kosovar duhet të marrin mësim.
"Merrni mësim si referohet .Referi Abdulkadir Bitigen po i jep tempo lojes .Te ne rrin me pip ne gojë referi , përr përr përr .E mos të flas per gjana tjera .Super ndeshje Superkupa .Bravo per dy skuadrat" - shkruan Munishi.
Poll