
Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano ka dhënë një intervistë për "Tuttomercatoweb", ku ka komentuar ish-skuadrën e tij, Juventusin për përballjen që "Zonja e Vjetër" luan sot ndaj Milanit dhe takimin e Champions Legues që kampionët luajnë ndaj Reald Madridit.
Në fund të intervistës, tekniku italian është pyetur dhe për eksperiencën si trajner në Shqipëri, të cilën Iuliano e ka konsideruar si aspak pozitive, duke specifikuar se kushtet te Partizani ishin të vështira.
I pyetur a e ka gjetur veten në Shqipëri, ai është përgjigjur: "Për fat të keq jo! Ishte një aventurë për të cilën pritshmëritë ishin më të mëdha nga ana ime për fat të keq. Nuk e gjetëm veten. Kushtet për të punuar ishin të vështira. Ishte një eksperiencë që do ta ribëja sërish me shumë qef, por ndoshta nuk ishte momenti i duhur për mua dhe klubin e Partizanit për të punuar së bashku", ka mbylluar intervistën e tij ish-trajneri i Partizanit për "Tuttomercatoweb". /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="221379"]