Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ish-sulmuesi i Mançester Sitit përfundon te një ekip i dorës së dytë

Shkruar nga NEWSPORT

Sulmuesi spanjoll Alvaro Negredo ka firmosur një kontratë me ekipin e sapongjitur në Premier League, Middlesbrough. Ai është prezantuar si përforcimi i vitit për ekipin anglez, i cili e huazoi sulmuesin nga Valencia.

Negredo ka një CV mjaft të pasur si futbollist, teksa numëron 21 ndeshje me fanellën e përfaqësueses spanjolle dhe gjithashtu ka fituar titullin kampion në Premier League me Mançester Sitin në sezonin 2013-2014. Pas atij sezoni ai u largua si huazim për dy vite te spanjollët e Valencias.

Negredo u bë përforcimi i 6 i Middlesbrough në këtë merkato. Skuadra angleze ka si synim mbijetesën në Premier League.

negredo

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga