
Të premten u luajtën ndeshje tejet të rëndësishme në arenën europiane.
Në Serie A, Cagliari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Salernitanën. Vendasit nga Sardenja shënuan me Pavolettin, ndërsa të sapongjiturit në elitë iu falën një goli nga Federic Bonnazoli. Ish sulmuesi i Interit vendosi barazspeshën vetëm në limite.
Në La Liga, Athletico Bilbao barazon 2-2 me Granadan. Vendasit realizuan me Garcian në fillim të sfidës, ndërsa brenda pjesës së parë, miqtë përmbysën me Machis e Molina. Bilbao do ia dilte të barazonte me Maximiano, por vetëm kaq. Të dy ekipet duhej të kënaqeshin me nga një pikë.
Poll