Ashtu si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut shpreson të kualifikohet në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve.
Skuadra e Challandes do të përballet në mars me maqedonasit, sfidë e vlefshme si gjysmëfinale. Edhe pse duhen ende disa muaj, për këtë takim ka folur Goran Pandev. Sulmuesi i njohur ka kërcënuar Kosovën duke deklaruar:
“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes këtij kompeticioni do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara.
E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë ndeshjen me Kosovën, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodhë. Edhe ata kanë organikë cilësore, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e vet dhe shpresoj se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.