Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-presidenti Moratti bën me faj Interin për diferencën e madhe me Napolin

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-presidenti Moratti bën me faj Interin për diferencën e madhe

Ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti ka folur në lidhje me sezonin që po kalon skuadra zikaltër. Moratti u ndal te diferenca e madhe që Inter ka me kryesuesit e Napolit me 15 pikë. Ai beson se ekipi i Inzaghit mund të kishte bërë më mirë dhe diferenca nuk do të ishte e tillë. Sipas presidentit të tripletës zikaltrit kanë pasur një menaxhim të keqë së brëndshmi lidhur me situatat e disa lojtarëve si Lukaku dhe Skriniar.

“Ne e nisëm me shumë ambicie sezonin”, shprehet Moratti. “Napoli është shumë i fortë dhe 15 pikët është diçka që të vendos në një pozicion ku nuk mund të bësh më të mirën. Lukaku ka munguar dhe ai mund të ishte shumë i dobishëm.. Ka alibi. Dhe pastaj fakti që Skriniar krijoi disa probleme.

Lojtarët që po bëjnë mirë? Lautaro pa dyshim, 100%. Si qëndërsulmues dhe si kapiten që është ai po bën mirë dhe ka sjelljen e duhur. Calhanoglu në mesfushë është gjithashtu mirë. Së fundmi, kemi lojtarë që janë interesantë”, ka përfunduar Moratti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga