Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-mbrojtësi rrëfen fjalët e gruas kur mbërriti në shtëpi: E pe cfarë të bëri Messi? (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-mbrojtësi rrëfen fjalët e gruas kur mbërriti në

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit, Mariano Pernia ka zbuluar një tregim shumë interesant nga përballja me Lionel Messin, aq sa dhe gruaja e tij kur u kthye në shtëpi e pyeti se si u turpërua në atë menyrë nga argjentinasi.

"Jam përballur me Messin fatkeqësisht. Madje në një ndeshje në 'Visente Kalderon' kur ne humbëm 3-1, unë kisha për detyrë ta ndalja. Për një moment ai u ndal dhe thash me vete: ky nuk ka se ku të shkon më. Por, nuk e di se çfarë ndodhi dhe e pashë vetën prapa tij, sinqerisht nuk e di se çfarë ndodhi (Qesh)', - fillon rrëfimin Pernia

Madje, ai zbulon edhe momentin e rikthimit në shtëpi, kur edhe gruaja e tij e kishte talluar.

'Erdha në shtëpi dhe më priti gruaja. Më tha e pe se çfarë të bëri Messi? I thash e pe  ti nga TV-se sepse unë në fushë nuk e pash fare, të betohem', theksoi Pernia duke qeshur.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=vM7vCLvS6ao

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga