Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ish-lojtari i Skënderbeut protagonist, Ballkani i Ilir Dajës fiton përballë rivalëve dhe merr kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të javës së 8-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 2-1. Një ndeshje mjaft e luftuar deri në fund, pasi ishte një ‘luftë’ për kreun e renditjes. Skuadra nga Suhareka mori një 3 pikësh mjaft të vlefshëm duke ‘blinduar’ vendin e parë në klasifikim. Golat për kampionët e Kosovës u shënuan nga Gripshi një emër i njohur dhe në Superiore pasi më parë është aktivizuar për Skënderbeun dhe Kryeziu, ndërsa për llapjanët shënoi Gashjanin. Me këtë fitore të besuarit e Ilir Dajës mbajnë vendin e parë me 19 pikë, teksa ndjekësi më i afërt është pikërisht Llapi me 16 të tilla.

Në krahun tjetër Malisheva që po surprizon këtë sezon, ka mposhtur në transfertë skuadrën e Lirisë. Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm që e dërgon ekipin e Malishevës në vendin e katërt me 12 pikë të grumbulluara pas 8 javësh. Ndërsa Liria mbetet në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga