Mevlan Murati është lojtari më i ri i Rabotnickit. Është vetë futbollisti i njohur që ka bërë me dije në rrjetet sociale që ka gjetur akordin me skuadrën e Maqedonisë së Veriut. Detajet e kontratës nuk bëhen të ditura, por shihet teksa shtatshkurtri firmos kontratën me tjetër skuadër.
Ish mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës ka një karrierë të pasur teksa është aktivizuar për disa vite me kuqezinjtë. Edhe sezonin e fundit ishte pjesë e tetovarëve.
Ndërkohë, në të shkuarën ka provuar të luajë edhe në Shqipëri duke veshur fanelën e Partizanit. Grinta në linjën e djathtë të mbrojtjes e bëjnë atë një nga lojtarët kryesorë për çdo skuadër që ka provuar.
[caption id="attachment_697861" align="alignnone" width="747"] Postimi i Mevlan Muratit[/caption]