
Renato Malota për katër vite ka luajtur për ngjyrat e Kukësit duke marrë dhe shiritin e kapitenit vitin e fundit dhe merituar një popullaritet të madh tek tifozët. Largimi i tij mes polemikash në verë dhe firma për Partizanin e ka kthyer atë në një futbollist të papëlqyer më nga fansat e Kukësit. Shpesh herë e kanë ironizuar në faqet e tyre në facebook për të treguar se nuk ja kanë falur divorcin. Ish kapiteni rikthehet sërish sot në “Zeqir Ymeri” dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë atmosfera për të në një ndeshje që vendos shumë për titullin kampion.
Poll