Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ish-i i Superligës nderon Gjilanin, Drita ia del në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT

Superliga e Kosovës zhvilloi sot ndeshjet e radhës. Gjilani fitoi 1-0 ndaj Feronikelit, në një 90 minutësh interesant. Vendasit i nderoi një gol i Blerim Krasniqit, me ish-in e Teutës që realizoi pas 67 minutash lojë. Miqtë provuan të reagonin dhe patën disa shanse shumë të mira, por fati nuk ishte me ta.

Drita ia del 1-3 ndaj Llapit. Në sfidën tjetër, Ulpiana mori 3 pikë jetike ndaj Malishevës (1-2).Sa i përket rënditjes,  Gjilani, Drita dhe Ballkani janë në 3 vendet e para. Në fund gjenden ekipe si Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli. Ditën e nesërme luhen ndeshjet e tjera të vlefshme për Superligën e Kosovës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga