
Lorenc Jemini ka analizuar momentin më të diskutuar të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Bylisit që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të shkodranëve.
Ish-gjyqtari i njohur i Superiores u shpreh se 11-metërshi i pretenduar nga ballshiotët nuk ishte i tillë. Jemini thekson se arbitri duhej ta kishte ndëshkuar Qardakun me karton të verdhë. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ish-gjyqtari deklaroi:
“Për mua nuk është penallti. Për mua është simulim dhe duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Por ankesat e drejtuesve të Vllaznisë nuk e kanë me këtë moment. Për mua është diçka e mbartur prej kohësh dhe nuk ka lidhje me rastin në fjalë”.
Poll