Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Inzaghi trajner me kreativitet", Yann Sommer i bindur: Interi në 3 ekipet më të forta në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
"Inzaghi trajner me kreativitet", Yann Sommer i bindur: Interi në

Yann Sommer është padyshim një nga portierët më të mirë në botë. Diçka të tillë e ka dëshmuar si në Gjermani me Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich, por edhe këtë sezon me Interin, me zikaltërit që po shkëlqejnë.

Teksa në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat zviceriane, portieri vlerëson maksimalisht punën e Inzaghit. 35-vjeçar gjithashtu thotë që Interi është një ndër skuadrat më të forta në Europë.

“Puna e Inzaghit më ka bërë përshtypje që në ditën e parë. Trajneri ynë nuk i lë asgjë rastësisë, por ne mund të ndjekim udhëzimet duke përdorur edhe kreativitetin tonë. Nuk ka ndeshje të lehta në Serie A, të gjitha skuadrat janë të orgaznizuara shumë mirë. Interi është në krye në ambientet stërvitore, në departamentin mjekësor dhe në të gjithë skuadrën.

Forca jonë? Të martën do të përballemi me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve. Mjafton vetëm një ndeshje e keqe dhe gjithçka ka të mbaruar, por ka një gjë që e ndjej çdo ditë te Inter, një uri të madhe për sukses. Arritja në finalen e Champions League sezonin e kaluar u dha lojtarëve dhe gjithë klubit një imazh të jashtëzakonshëm. Mendoj se jemi një ndër tre më të mirët në Europë”, është shprehur portieri zvicerian, Yann Sommer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga