Në prag të ndeshjes me Napolin, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për mediat në konferencën e shtypi. Ai beson se skuadra e tij mund të përmbysë situatën dhe të fitojë titullin por gjithashtu vlerëson Napolin si ekipi më i mirë në Europë.
-Çfarë vlere do të kishte një sukses nesër?
Ne mezi presim të fillojmë përsëri. Kemi dëshirë të madhe për të dalë në fushë, ndeshja e vitit të kaluar ishte shumë emocionuese dhe na dha një shtysë të madhe për muajt në vijim. Ne e dimë se përballemi me një ekip të madh, i cili sot është i vetmi i pamposhtur në Evropë, por ne me të vërtetë duam fitoren.
-Si janë sulmuesit?
Mund të them që më në fund, pas një kohe të gjatë, kam katër sulmues në dispozicion. Në vitin 2022 nuk ndodhi kurrë. Është e qartë se Lautaro erdhi për katër ditë, ai u stërvit mirë, Correan e kam parë më mirë në ditët e fundit. Dzeko dhe Lukaku kanë patur më shumë shanse për t'u stërvitur me ekipin. Megjithatë, përtej ndeshjes së nesërme, dëshira ime është që t'i kem të katërt në vazhdim.
-Jeni të shqetësuar për situatën e Skriniar?
Jo, e njoh djalin dhe është i jashtëzakonshëm. Ai jep gjithçka në fushë, është i dashuruar me Interin dhe nuk kam asnjë dyshim. E di që përveç Skriniar, kam edhe disa lojtarë të tjerë në datën e skadencës, por gjithashtu e di që kam një menaxhment të fortë që po funksionon më së miri për të gjitha situatat.”
-Besoni ende në rikthimin e Scudettos?
Po, kanë mbetur edhe 23 ndeshje dhe ka shumë pikë për t'u rrëmbyer. Interi, si të gjithë ata që i ndjekin, duan të shkurtojnë epërsinë ndaj një kundërshtari që është skuadra më e mirë në Europë për momentin. Ne duhet të përgëzojmë Napolin dhe Spallettin por kush është prapa po punon për t’u afruar. Kjo, megjithatë, kalon nga fusha. Jemi një grup i bashkuar, me tifozë të jashtëzakonshëm, që duan të fitojnë të gjitha ndeshjet, pa menduar për mungesa, lëndime dhe pezullime.