
Interi dhe Napoli do të përballen sonte në orën 20:45 për javën e 16-të në San Siro. Supersfida e kësaj jave premton spektakël dhe emocione teksa dy skuadrat kanë objektiva të ndryshëm. Fitorja e napoletanëve shuan thuajse të gjitha shpresat e zikaltërve për titullin kampion me Napolin që do të shkëputej plot 14 pikë.
Me fitoren e Milanit të vendit të dytë, tashmë distanca është -5 pikë dhe djemtë e Spallettit duan ta kthejnë sërish distancën prej 8 pikësh. Dy ekipet kanë publikuar formacionet titullare për këtë supersfidë.
Formacionet Zyrtare:
Inter (3-5-2): Onana: Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barrella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Dzeko. Trajner: Simone Inzaghi
Napoli (4-3-3): Sirigu; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia. Trajner: Luciano Spalletti