
Me largimin e Roberto Mancinit nga Interi, drejtuesit kanë menduar për trajnerin e ri që do të drejtojë ekipin. Ai është një ish-futbollist i Interit dhe që pritet të zyrtarizohet nesër.
Sipas “Corriere dello Sport”, holandezi Frank De Boer pritet që të zyrtarizohet brenda 24 orëve në vijim te zikaltërit, të cilët që prej ditës së djeshme po vazhdojnë përgatitjet, por pa trajner.
“Prezantimi i teknikut holandez me shumë mundësi do ndodh nesër. Detajet e kontratës me De Boer po caktohen me një seri të gjatë takimesh në Pinetina me të pranishëm: Ausilio, Gardini, Zanetti dhe Bolingbroke”, shprehet “Corriere dello Sport”.
Poll