Interi mposht 3-0 Lacion në "San Siro" dhe tashmë e sheh veten 4 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Napoli (ka një ndeshje më pak).
Dy golat e Ikardit dhe një i Banegës, të tre në pjesën e dytë i dhanë tri pikët Interit në një ndeshje të kontrolluar totalisht ndaj Lacios.
Zikaltërit ndodhen tashmë në vendin e 7-të me 30 pikë, ndërsa Lacio në vendin e 4 me 34 pikë.
Para takimit ndaj Lacios, në fushën e stadiumit "San Siro" zbriti sulmuesi brazilian Adriano. Një ftesë nga klubi i Interit për ish-sulmuesin dhe një dhuratë simbolike për brazilianin, i cili i ka sjellë fat ish-ekipit të tij.
[caption id="attachment_67033" align="alignnone" width="736"] Ikardi duke festuar njerin nga dy golat e shenuar sot kunder Lacios[/caption]