
Ivan Rakitic duket gjithmonë e më larg Barcelonës. Zërat e fundit të merkatos në Spanjë shprehen se mesfushori kroat po luan sezonin e tij të fundit në "Camp Noë". Interi është skuadra më e interesuar për marrë shërbimet e tij dhe janë gati për të ofruar rreth 50 milionë euro.
Mbërritja e De Jong nga Ajax do të bëjë që hapësirat për të jenë më të pakta. Por, ditët e fundit është futur dhe Manchester United duke sfiduar Interin për Rakitic. Se cila do të jetë e ardhmja e tij ngelet për t'u parë gjatë merkatos së verës, por Barcelona po mendon shitjen e tij.
Poll