Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Interi në raundin 1/16, Inzaghi feston: Sot u arrit objektivi i parë

Shkruar nga NEWSPORT
Interi në raundin 1/16, Inzaghi feston: Sot u arrit objektivi i parë

Interi arriti të fitojë në San Siro përballë Viktoria Plzen me rezultatin e pastër 4-0 dhe siguron kështu një vend në fazën 1/16. Minuta pati edhe për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani i cili zëvëndësoi Calhanoglun në minutën e 71’. Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi foli në konferencën e shtypit.

Impakti i Lukakut – “Do të jetë shumë i rëndësishëm. E dimë rrugën që kemi marrë, për dy muaj na ka munguar shumë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm, e njohim të gjithë dhe tani ai po kthehet në mënyrën më të mirë me një dëshirë të çmendur. Ndërkohë, të tjerët na ndihmuan shumë. Jam i lumtur për Correan që dha një asist. Lautaro bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe Dzeko ishte shumë i mirë.”

Hera e dytë që arrihet kualifikimi – “Sonte mund të themi që realizuam një ëndërr të vogël duke parë edhe shortin. Ishim shumë mirë. Kishte vite që Interi shkonte dy herë në raundin tjetër. Jam i lumtur për djemtë dhe tifozët. Të shohësh San Siron plot është e jashtëzakonshme.”

Sa mund të marrë skuadra nga një performancë si kjo e sotmja? – “Na ka dhënë shumë besim në vete. Ishtë objektivi i parë i sezonit dhe erdhi me rritje të performancave. Tani e dimë se kemi një vonesë në kampionat por po punojmë për ta përmirësuar. Do ta shijojmë për disa orë pastaj mendojmë për Sampdorian.”

Çfarë ju tha Zhang? – “Ka një marrëdhënie të shkëlqyeshmë me presidentin, që ka vazhduar që prej ditës së parë. U takuam në dhomën e zhveshjes, është shumë i afërt me ne pasi e dimë që Champions League përfaqëson Interin. Shumë vite kanë kaluar pa sukses në këtë kompeticion. Donim të vazhdonim suksesin e vitit të kaluar, t’i jepnim kënaqësinë fansave.” – deklaroi Inzaghi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga