
Që pas ikjes së Andre Onana dhe Samir Handanovic nga Interi, klubi zikaltët po kërkon një portier. Pista e Yann Sommer sa vjen e bëhet më e vështirë me Bayernin që e ka në mëdyshje largimin nga ekipi të zvicerianit.
Por një tjetër portier është në radarët e Interit. Një emër me eksperiencë dhe që do të ishte i aftë për të ruajtur katërkëndëshin e nën kampionëve të Europës.
Bëhet fjalë për Emiliano Martinez, gardiani i kombëtares së Argjentinës që u shpall Kampion Bote në Botërorin e Katarit.
Portieri do të ishte i gatshëm për një transferim të tillë. Teksa Interi duhet të bindë klubin e Aston Villa për të lënë të lirë lojtarin. Klubi zikaltër mendon të ofrojë 15 milionë euro për kartonin e Martinez.