Interi është në kërkim të një sulmuesi. Me ardhjen e trajnerit të ri Antonio Conte, skuadra zikaltër do të hy fuqishëm në merkato për të përforcuar të gjitha repartet. Faza e sulmit me largimin e Icardit do të mbetej vetëm me Lautaro Martinez. Në këtë mënyrë derjtuesit po mendojnë të afrojnë një sulmues më peshë dhe emri më i pëlqyer është ai i Romelo Lukaku. Sulmuesi belg është i pari në listën e drejtuesve dhe ka miratimin e Contes.
Sipas “Gazzeta dello Sport” ka patur një kontakt mes agjentit të tij dhe Interit. Në kontaktet që ka patur mes palëve është mësuar dhe shifra që kërkon Manchester United për ta lënë të lirë. Klubi anglez kërkon 60 milionë euro për shërbiet e Lukakut. Tashmë i takon Interit për të vendosur në rast së dëshiron ta blejë ose jo. Më parë do të zyrtarizohet trajneri i ri më pas dhe blerjet e nevojshme.