
Ditët e fundit qarkullon lajmi i bujshëm i transferimit të Arjen Robben, në Itali tek skuadra e Interit. Ai ka lajmëruar që në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi gjerman, i Bayern Munchen.
Një mundësi të tillë Interi nuk e ka lënë të shkojë kaq lehtë dhe menjëherë ka shprehur interesin e vet. Për këtë interesim ka folur edhe holandezi duke i thënë gjërat ashtu siç janë.
"Unë jam krenar dhe i lumtur. Javët e fundit kanë qenë me shumë angazhime , sidomos për babin tim, i cili është agjenti im, por është e mirë të dëgjosh që klubet janë të interesuara",- u shpreh hoylli i Bayernit.
Poll