
Triumfi i Interit dje ndaj Fiorentinës ishte akti final i Kupës së Italisë, në kampionat kanë mbetur edhe dy ndeshje para uljes së siparit. Tashmë është projektuar për sezonin e ardhshëm, në të cilin do të ketë një risi për formatin e Superkupës. Formula e re e “formatit spanjoll” do të bëjë debutimin e saj në vitin 2024. Ndeshjet do të luhen në Arabinë Saudite dhe dy të parat nga Seria A dhe finalistët nga Kupa e Italisë së mëparshme do të kualifikohen.
Tre nga katër skuadra janë tashmë të sigurta për pjesëmarrjen në mini-turne të planifikuar për në janar: Napoli si kampione e Italisë dhe Interi me Fiorentina si finaliste që luajtën dje për të fituar Kupën e Italisë. Skuadra e katërt do të jetë e dyta në kampionat, aktualisht Lacio (+2 ndaj Interit). Në garë do të jenë 23 milionë euro që do të ndahen mes katër skuadrave.