
Ish-sulmuesi i njohur në Itali, Bobo Vieri tashmë në rolin e opinionistit, ka ngritur në piedestal Interin me komentet e fundit. Sipas tij, zikaltërit janë më të mirët në Itali dhe një sukses në Champions është plotësisht i mundshëm.
“Nëse do të mjaftonte. për Interin fitimi i Champions League për të harruar 11 humbjet në Serie A? Sigurisht, Interi është skuadra më e fortë në Itali, ata nuk mund të humbasin 11 ndeshje. Nëse përqendrohen, si në ndeshjet e fundit, ata nuk do të humbasin.
Kush kalon mes Manchester Cityt dhe Realit? City, Pep është i mrekullueshëm, Haaland është shkatërrues. Kush kalon milanezët, a mund të luajë për fitoren përfundimtare? Po, gjithçka mund të ndodhë në një lojë të vetme”, tha Vieri.