
Interi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Atletico Madrid. Përballje kjo e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League dhe do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.
Sfida e parë mes dy ekipeve e zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar në favor të skuadrës italiane me shifrat 1-0. Zikaltërit do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinalen e Champions, por Simone Inzaghi do të vuajë mungesën e dy lojtarëve.
Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të mund të luajnë ndaj spanjollëve. Është vetë klubi që ka konfirmuar dëmtimet e dy futbollistëve dhe ka zbuluar gjendjen e tyre.
“Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto i janë nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes në institutin Humanitas në Rozzano.
Austriaku ka pësuar një çarje të muskulit në kofshën e djathtë, ndërsa braziliani ka një çarje të muskulit në këmbën e djathtë. Gjendja e dy lojtarëve do të përcillet gjatë ditëve në vijim”, shkruajnë “Nerazzurët”.