Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi dhe Lukaku në një situatë të ndërlikuar, zikaltërit kanë gati ofertën e re për Chelsean

Shkruar nga NEWSPORT
Interi dhe Lukaku në një situatë të ndërlikuar,

Interi dhe Lukaku duket si një “dashuri e ndaluar” duke parë situatën që është krijuar midis zikaltërve dhe klubit të Chelsea. Ka kohë që dy bordet drejtuese të të dyja ekipeve janë në bisedime për transferimin e lojtarit në Milano.

Interi pritet të kontaktojë sërish me “Blutë e Londrës” javën e ardhshme për të avancuar në marrëveshjen e Romelu Lukakut. Bisedimet e reja mund të zhvillohen pas nënshkrimit dhe kalimit të plotë të Brozovic tek Al-Nassr.

Oferta e radhës nga Interi pritet të jetë një klauzolë blerje e përhershme, por që kjo klauzolë të paguhet e ndarë në disa këste. Belgu në krahun tjetër ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite vetëm që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga