
Partizani do të luajë kundër Romës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në datën 12 gusht dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. Në kryeqytet do të vijnë yjet e futbollit europian të cilët do të përballen me kampionët e Shqipërisë.
Interesi për këtë ndeshje është i madh, teksa Neësport.al ka mësuar se deri më tani janë shitur afro 2 mijë bileta online. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe pritet që deri ditën e ndeshjes të jetë “sold-out”.
Një ndeshje që nuk do të ketë vetëm duelin sportiv, por edhe këngë, teksa Noizy është i ftuari special për të kënduar para takimit.
Poll