Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Interes i lartë për Derbin e kryeqytetit, turistët prezent në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Interes i lartë për Derbin e kryeqytetit, turistët prezent

Derbi i kryeyqytetit mes Partizanit dhe Tiranës pritet të mos zhgënjejë as nesër, përsa i përket numrit të tifozëve. Ata priten të shumtë në shkallët e stadiumit, teksa do luhet takimi i tretë mes dy skuadrave për këtë sezon.

Çfarë bie në sy është interesi që kanë shprehur dhe turistët. Jo vetëm në rrjetet sociale të klubeve respektive, por ata janë shfaqur dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se në stadiumin “Air Albania”, derbi ka ngjallur gjithmonë interes për turistët. Shitja e biletave ndërkohë do vazhdojë dhe nesër, për derbin që luhet në orën 19:00.

Për shkak se shitja e biletave pritet të rritet, nga ora 09:00 deri në 17:00 biletat do të shiten dhe te stadiumi “Air Albania”. Ndërkohë shitja e tyre do vazhdojë dhe te pika e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online përmes ebileta.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga