
Deulofeu mund të largohet nga Barcelona për ta veshur fanellën e Interit. Lajmi është konfirmuar nga drejtopri sportiv i klubit italian.
Në prag të ndeshjes me Fiorentinën, ku Interi barazoi 1:1, drejtori sportiv, Piero Ausilio, komentoi edhe zërat e merkatos, që lidhen me klubin zikaltër.
Njeriu i merkatos te Interi rrëfeu se po ndjekin me vëmendje situatën e Gerard Deulofeut, por tha se nuk ka ende një ofertë zyrtare.
"Deulofeu është një futbollist shumë interesant, që e njeh mirë kampionatin italian", u shpreh Ausilio.
"Po e ndjekim me vëmendje dhe nëse krijohen kushtet, mund të bëjmë diçka. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë ofertë apo bisedim zyrtar", shtoi ai.
Largimi i talentit spanjoll është i pashmangshëm nga Barcelona për faktin se Valverde nuk po i beson 23 vjeçarit që ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar edhe dy gola.
Ai nuk është ftuar në disa ndeshje me radhë, as në kupë kundër Celta Vigos, dëshmi që tregon se i ka orët e numëruara.