
Inter është në prag të startit për pjesën e dytë të sezonit. Ekipi ka nisur stërvitjet me intensitet të plotë dhe në skuadër mungojnë vetëm finalistët e Botërorit.
Drejtori sportiv Ausilio ka folur për dy nga lojtarët e tij, që ka pasur zëra mbi largimin e tyre në merkaton e janarit. Ausilio është shprehur: “Gosens nuk është në shitje dhe ai do qëndroj këtu. Nuk do të largohet në janar por do të punoj që të jetë pjesë e projektit. Lukaku është i përqendruar 100% te Inter tani, Kupa e Botës është e shkuara. Ai ndihet mirë dhe gati.
Poll