
Presidenti i Inter, Steven Zhang po kërkon për një plan B financiar si alternativë për shitjen e klubit, raporton Il Sole 24 Ore. Pak kohë më parë dolën lajme se Interi ishte në shitje dhe sipas mediave, Zhang u mbështet në bankën Goldman Sacks dhe Raine Group për të gjetur një blerës potencial dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë. Dëshira e Zhang është të rinegociojë borxhin me fondin amerikan Oaktree Capital që skadon në maj të 2024, pas një viti e gjysëm.
Oaktree dha hua shumën prej 275 milionë eurove te një ndër kompanitë e Zhang me të cilat kontrollon Interin dhe bashkë me interesin prej 12%, u dakordësua që shuma do të kthehej në maj të vitit 2024, pra në total 350 milionë euro. Nëse Zhang nuk e shlyen këtë borxh, Oaktree do të bëhet pronari i ri e Interit, njëjtë si situata e Fondit Elliott me Milanin dhe Yonghong Li.
Një opsion tjetër në tryezë është shitja e një minoriteti në aksione por Zhang nuk e preferon këtë mundësi pasi sipas tij, çmimi është më i ulët se vlera në treg, 1.2 milionë euro.