Inter është duke lëvizur fort në këtë merkato dimri. Drejtuesit e zikaltërve kanë takuar sot agjentin e Ambrabat, për të vendosur të ardhmen e lojtarit që është nën kontratë me Veronën. Napoli ka kohë që e vëzhgon mesfushorin, duke pasur edhe një akord paraprak mes palëve.
Agjenti (Muhamed Sinouh) i marokenit Sofyane Ambrabat është parë në Milano, aty ku ka takuar drejtuesit e Inter, me këta të fundit që kanë bërë ofertën e tyre. Napoli i ofron lojtarin një kontratë pesë vjeçare me 100 milion euro klauzolë, gjë që është refuzuar nga marokeni.
Sipas shtypit italian, Inter me dyshen Marrota-Ausilio do të ofrojnë 15 milion euro për Veronën dhe klauzola e lojtarit do të jetë 50 milion euro. Kontrata pritet të jetë katër vjeçare, me Ambrabat që pritet të vijojë edhe për pesë muaj te Verona.
