Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter gati t’i marrë kreun Juves, Milan “lan duart” me titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Inter gati t’i marrë kreun Juves, Milan “lan duart” me

Milan barazoi 2 me 2 ndaj Bolognas, duke humbur mundësinë për t’u afruar me Juventusin kryesues. “Zonja e Vjetër kishte barazuar po ashtu më parë në shtëpi, kundër Empolit(1-1).

Mundësinë më të mirë për të marrë vendin e parë e ka nesër Interi. Zikaltërit udhëtojnë në transfertën e Fiorentinës, ndaj së cilës fituan 4 me 0 në përballjen e parë këtë sezon.

Milan mund të thuhet se ka “larë duart” me titullin kampion. Interi në rast fitoreje nesër do merrte vendin e parë me 1 pikë më shumë se Juvja. Po ashtu dhe me 1 ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.

Gara për titullin kampion në Seria A pritet të fokusohet vetëm mes Interit dhe Juventusit. Kjo pasi Milani dhe pse nuk ndjehet i rrezikuar për zonën “Champions League”, nuk ka ditur të përfitojë nga hapat fals të rivalëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga