Inter dhe Bayern do të përplasen mes tyre në këtë merkato vere për shërbimet e një lojtari. Bëhet fjalë për gardianin e portës së Valencias, Giorgi Mamardashvili.
Gjerogjiani këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike me Valencian dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave europiane. Te Interi e shikojnë si zvënendësuesin ideal të Onanas, me këtë të fundit që duket gjithmonë e më larg zikaltërve.
Ndërkohë në Bavari, Sommer nuk ka bindur Thomas Tuchel dhe në këto kushte synojnë Mamardashvilin për t’i besuar “çelësat” e portës për sezonin e ri. 22-vjeçari ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2027 dhe mbetet të presin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e gjeorgjianit.
Poll