Egnatia debutoi për herë të parë në historinë e saj në kupat e Europës këtë verë teksa mbylli sezonin në vendin e 3-të duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë, sërish e para për ta. Rrogozhinasit u përballën me Ararat-Armenia në raundin e parë të Conference League me të cilët korri dy barazime, 1-1 në Armeni dhe 4-4 në Elbasan, por u eleminuan vetëm pas goditjeve të penalltive.
Megjithatë, kjo ndeshje ka lënë disa pasoja të vogla. Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur sende në fushën e lojës duke shkaktuar incidente që u mbajtën shënim nga gjyqtari i katërt.
Tashmë UEFA ka vepruar duke dënuar klubin shqiptar me një gjobë të vogël prej 2750 eurosh me shkakun e hedhjeve të sendeve në fushën e lojës.