Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Inagurohet një tjetër stadium, fushë me bar sintetik për të rinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Inagurohet një tjetër stadium, fushë me bar sintetik për

Sot në Boka të Prizrenit është bërë përurimi i stadiumit me bari sintetik. Në inaugurimin e këtij stadiumi ishin të pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ministri në detyrë i sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kësisoj, projektet e përbashkëta ndërmjet FFK-së, Ministrisë dhe Komunave po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen as në vazhdim. I gjithë ky investim bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve të infrastrukturës për të rinjtë dhe për të ardhmen e futbollit. Presidenti i FFK-së me këtë rast përgëzoi të gjithë banorët e kësaj ane për këtë fushë dhe theksoi se fokusi i tij dhe i KE të FFK-së është që në të gjitha regjionet të ketë terrene të tilla.

"Projektet e infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën nuk po ndalen. Jam i lumtur që kam hasur në mirëkuptim sidomos te ministri Gashi në përmirësimin e kushteve në infrastrukturën e futbollit dhe që të rinjve po u krijojmë kushte për ta shfaqur talentin e tyre në futboll", tha presidenti Ademi.

Ndërkaq, ministri në detyrë Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit theksuan se ky stadium do t'i ndihmojë të rinjtë e kësaj ane për ta zhvilluar talentin e tyre.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga