Të luash dhe të shohësh ndeshjen në një impiant si "Air Albania Stadium" padyshim që tashmë është luks i madh. Mirëpo ajo që ka ndodhur në derbin e djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës sigurisht që duhet dënuar me forcë.
Në përfundim të takimit, që u mbyll me shifrat 1-2, tifozëritë e dy skuadrave kanë thyer disa stola në tribunat përkatëse që qëndronin. Pas golit të shënuar nga Uinful Kobinah, mbështetësit e kuq s'përmbahen nga nervat dhe hedhin copat e stolave në fushë.
Nga krahu tjetër, tifozët bardheblu prej gëzimit thyejn disa ulëse copat e të cilave përfundojnë ngjitur me portën e mbrojtur nga Ilion Lika. Newsport.al ka siguruar dy foto nga tribunat përkatëse që mund t'i shihni më poshtë.


Galeria fotografike ()
Poll