Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkumbini largon trajnerin, peqinasit mbeten në duart e turkes Ilknur Aktash

Shkruar nga NEWSPORT
Shkumbini largon trajnerin, peqinasit mbeten në duart e turkes Ilknur

Shkumbini surprizoi një javë më parë me emërimin e një femre si zëvëndës trajnere të skuadrës, hera e parë në historinë e futbollit shqiptarë. Ilknur Aktash iu bashkua peqinasve si ndihmëse e kryetrajnerit Hetlem Çapja.

Mirëpo, klubi njofton ditën e sotme se kanë ndërprerë kontratën me Çapjan. Ky vendim vjen pas rezultateve negative në 3 ndeshjet e para ku kanë marrë vetëm 1 pikë. Skuadra tani mbetet në dorën e turkes derisa klubi të gjejë trajnerin e ri.

-Njoftimi i klubit-

“Drejtuesit e KF Shkumbini njoftojne se kane nderprere me mirekuptim te paleve mardhenien me trajnerin Hetlem Capja.

Klubi deshiron te falenderoje trajneri Capja per perkushtimin e larte te treguar pergjate gjithe vitit te kaluar si dhe punen e tij me ekipin per kete vit.

Klubi i uron suksese te metejshme trajnerit Hetlem Capja si dhe  shpreson qe me punen ne vazhdim ekipi i Shkumbinit te arrije objektivat e vena per kete sezon.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga