Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja sfidon Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja sfidon Tiranën

Në periudhën e verës futbolli përqëndrohet te zhurma e lajmeve të merkatos duke lënë fushën e lojës në “hije”, kur nuk ka as kompeticione si Botërori apo Europiani. Megjithatë ka edhe emocione të veçanta në ndeshjet miqësore që zhvillohen mes ekipeve të ndryshme.

Edhe në futbollin shqiptar rezervohen disa miqësore luksi. E tillë është ajo mes Ballkanit dhe Tiranës që do të luhet sot në orën 17:30 në Ohër. Dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore në Maqedoni dhe do të testojnë skuadrat e tyre përballë njëra-tjetrës.

Ilir Daja i dardanëve gjen kundërshtar nxënësin e tij, Orges Shehin, të cilin e ka trajnuar te Skënderbeu. Në përballjet europiane, kampionët e Kosovës do të kenë një kundërshtarë shumë të vështirë si Ludogoreds në Champions League ndërsa kryeqytetasit shqiptarë sfidojnë Dinamo Batumin.

Trajnerët do të përdorin formacionet me të cilat mendojnë se do të luajnë në Europë me Tiranën e cila duhet të adaptojë sa më shpejt lojtarët e rinj pasi grupi ka ndryshuar totalisht “fytyrën”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga