Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ilir Daja “qan” mungesat: Ky është maksimumi, kishim përballë ekip me përvojë

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja “qan” mungesat: Ky është maksimumi, kishim

Ilir Daja ka folur në përfundim të ndeshjes me Viktoria Plzen, të cilën Ballkani e humbi me rezultatin 0-1 në “Air Albania”. Trajneri i suharekasve u ndal te mungesat dhe peshat e tyre, ndërsa tregoi se skuadra e tij ndjen lodhje në këtë pikë të sezonit.

“Ka qenë një pjesë e parë e luajtur shumë mirë, kemi pasur probleme me mungesat, por kjo nuk është për të justifikuar humbjen, por aty ku do të mund të kishim freskuar ekipin në fund të pjesës së dytë në i kishim tre lojtarë të lënduar. Në një moment të tillë kur kërkon të freskosh ekipin në ato pozita ku edhe mundesh ta kërkosh fitores nuk ke opsione. Në fund fare, është pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, jo vetëm për ekipin por sidomos për lojtarët si Dellova, Zyba e Kuç, që nuk kanë pushuar asnjë ditë për shkak të angazhimeve me përfaqësuese.

Ky është maksimumi në mungesë të kontingjentit të lojtarëve, pasi lëndimi i Kryeziut në stërvitjen e fundit, na bëri të ndryshojmë gjërat. Nuk duhet harruar se përballë kishim një ekip me përvojë të madhe në garat evropiane, ndërsa për ne është vetëm viti i dytë në Evropë”, tha trajneri Daja.

Kujtojmë se Ballkani ka akoma shpresa për të kaluar grupin në Conference League. Gjithçka varet në ndeshjen e fundit me Dinamon e Zagrebit, ku bën punë fitorja. Në anën tjetër Astana nuk duhet të fitojë kundër Viktoria Plzen, tashmë të kualifikuar.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga